vNë një ndeshje të Superiores, Bylis dhe Teuta barazuan 1-1 në Ballsh.
Durrsakët kaluan të parët në avantazh me golin e Bocit, 15 minuta para fundit, por vendasit reaguan dhe barazuan me golin e Mustafës në minutën e 82-të.
Me këtë rezultat, Bylis mbetet në vendin e tetë me 14 pikë, ndërsa Teuta renditet e katërta me 23 pikë. Pas kësaj ndeshje, në orën 18:00, do të luhet derbi Tirana-Partizani.









