Kryetari i PDK, Bedri Hamza përmes një njoftimi në rrjetin e tij social facebook ka prezantur ish-kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasanin si kandidat i partisë për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë më 28 dhjetor.
Njoftimi i Hamzës
Besimi bëri punë të jashtëzakonshme për anëtarësimin e Kosovës në familjen olimpike botërore, duke hapur një epokë të re për sportin tonë dhe për medaljet që erdhën më pas. Kontributi i tij është një shembull i vizionit dhe përkushtimit. Me njerëz të tillë, Kosova ecën përpara. Bashkë, me energji të re dhe besim të plotë, do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë.









