Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi më 7 dhjetor se do të zhvillojë një takim me presidentin amerikan Donald Trump këtë muaj për të diskutuar fazën e dytë të planit të tij për Gazën.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Friedrich Merz, Netanyahu theksoi se plani, që ka për qëllim të ndihmojë në përfundimin e sundimit të grupit militant Hamas në Gaza, ka arritur në fazën e tij të ardhshme.
“Do të zhvilloj biseda shumë të rëndësishme në fund të muajit, për të siguruar që faza e dytë të realizohet,” tha Netanyahu, duke shtuar se faza e parë e planit të Trump është gati për t’u mbyllur. Ai theksoi gjithashtu se negociatat për fazat e ardhshme, që përfshijnë krijimin e një qeverie të përkohshme palestineze dhe mbikëqyrjen ndërkombëtare të Gazës, janë në vazhdim.









