-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bozdo në “5 Pyetjet”: Me këtë ritëm, brenda 5 viteve Shqipëria nuk do të prodhojë më asgjë

Kryesoret

I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, deputeti i PD Enno Bozdo ngriti shqetësimin se fshati shqiptar po braktiset me ritme të shpejta, pasi bujqësia në Shqipëri nuk subvencionohet si në vendet e tjera. Sipas tij, nëse kjo situatë vazhdon, vendi rrezikon që brenda pesë viteve të mos prodhojë më asgjë, ndërsa raporti import–eksport është përkeqësuar krahasuar me tre vite më parë.

“Fshati po braktiset tashmë, këtu qeveria nuk subvencionon, ndërsa në vendet tjera subvencionohet. Me këtë ritëm neve, në krye të 5 viteve, nuk do të prodhojmë dot asgjë.
3 vite më parë raporti import–eksport ishte ndryshe, ndërsa tani, në krahasim me vendet tjera, jemi në pozicione shumë të këqija.
Rritja e pakët që vjen në Shqipëri nuk mjafton.
Çfarë do të ndodhë me ndërtimin në Shqipëri? Po ndërtohen në mënyrë artificiale, dhe kjo bën që neve të mos i blejmë dot. Askush prej nesh nuk mund të blejë.
Për të blerë një shtëpi, Tirana është vendi më i shtrenjtë në Europë; sipas statistikave, një shtëpi në Tiranë mund të blihet pas 14.5 viteve ose më shumë, ndërsa në vende të tjera mund të blihet për 10 vite.
Duket që euro ka rënë dukshëm. Edhe po ta shohësh, para dy ditësh neve, për sa i përket euros, u renditëm nga të fundit,” shprehet Bozdo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit