-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqi/ 2-vjeçari shqiptar humb jetën nga sulmi i pitbullit, nëna rrëfen momentet e tmerrshme

Kryesoret

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në ishullin grek Zakynthos, ku një djalë 2-vjeçar shqiptar, Leoni Dulia, humbi jetën pas një sulmi të papritur nga një qen pitbull, teksa po luante në kopshtin para shtëpisë së tij. E ëma e vogëlushit ka rrëfyer ngjarjen dramatike dhe ka treguar se si gjithçka ndodhi “brenda më pak se 30 sekondash”, kur Leoni ishte duke përkëdhelur qenin dhe u kafshua papritur.

Sipas nënës, e cila e konsideron Leoni si “ëndrrën e çdo nëne”, qeni ishte shpëtuar dhe mbahej i lidhur në kopsht, afër një pylli ku po zhvillohej gjueti. Zhurmat e gjuetarëve, fishkëllimat dhe të shtënat kishin frikësuar pitbullin, gjë që mund të ketë shkaktuar reagimin e tij agresiv ndaj fëmijës. E ëma e 2-vjeçarit tregoi se, pasi dolën nga shtëpia për të sistemuar pazarin, Leoni doli pranë qenit dhe u kafshua.

Ambulanca e mori menjëherë vogëlushin dhe u mundua të shpëtonte jetën e tij, por ishte tepër vonë. Mjekët konfirmuan vdekjen sapo mbërritën në spital. E ëma e Leonit theksoi se nuk kishte pasur asnjë shenjë të mëparshme agresiviteti nga qeni, dhe se ata gjithmonë e kishin kujdesur atë me shumë dashuri.

Kjo ngjarje ka shkaktuar tronditje të madhe dhe ka lënë një dhimbje të thellë për familjen Dulia. Të afërmit dhe shoqëria kanë shprehur ngushëllime për humbjen e papritur të fëmijës, ndërkohë që autoritetet po hetojnë për rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit