Më 17 dhjetor, liderët e BE-së do të takohen me ata të Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Shqipëria dhe Mali i Zi do të jenë në qendër të diskutimeve, si shtetet më të avancuara në negociatat për anëtarësim në BE, me afate anëtarësimi për 2028 dhe 2029.
Takimi do të fokusohet në përparimin e këtyre dy shteteve, si dhe në Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin. Çështje të tjera si bllokimi i negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe situata në Bosnjë, Serbi e Kosovë do të jenë gjithashtu pjesë e diskutimeve.
Samiti pason atë të vitit 2022 në Tiranë dhe do të pasohet nga samiti i ardhshëm në Malin e Zi në 2026.









