-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Ky është borxhi ynë, detyra jonë për të ardhmen e Shqipërisë

Kryesoret

Në një fjalim të fuqishëm gjatë protestës para Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen për të mbrojtur vlerat e lirisë dhe të ardhmen e vendit.

Ai theksoi se koha për veprim është e shkurtër dhe çdo vonesë e bën Shqipërinë më të vonuar. Berisha akuzoi qeverinë e Edi Ramës për shkatërrimin e ardhmërisë së rinisë shqiptare dhe për largimin masiv të të rinjve nga vendi. Ai e cilësoi këtë betejë si një detyrë për t’u përballur me çdo çmim, për dinjitetin dhe të ardhmen e kombit shqiptar.

“Ky mision ka të bëjë me shpëtimin apo shuarjen e kombit tonë.
Ky mision ka të bëjë me shpëtimin apo shkatërrimin e familjes tonë.
Ky mision ka të bëjë me zhvillimin apo rrënimin e Shqipërisë.
Ky mision ka të bëjë me të ardhmen e shqiptarëve apo zhdukjen e tyre.
Midis të gjitha këtyre, çdo demokrat, çdo opozitar, çdo shqiptar zgjedh të ngrihet në lartësinë e idealeve të dhjetorit.
Koha nuk pret.
Çdo orë, çdo ditë që shkon jemi të vonuar.
Qytetare dhe qytetarë shqiptarë, ky shesh, kombi pret nga ne të mos e lëshojmë, ta zëmë njëherë e mirë, ta mbajmë gjer në fitore.
Edi Rama, armik i egër i lirive të shqiptarëve.
Edi Rama vjen në këtë dhjetor si hajduti më i madh i kombit në të gjitha kohërat.
Edi Rama vjen në këtë dhjetor si armik i egër i çështjes kombëtare dhe interesit të shqiptarëve.
Por mbi të gjitha vjen në këtë dhjetor si armiku më i egër i rinisë shqiptare, i të rinjve shqiptarë.
Përzuri në 10 vite, 70 përqind të të rinjve nga vendi.
Rrënoi shkollat.
Rrënoi të ardhmen e tyre.
Të rinjtë shqiptarë sot kanë si alternativë të vetme largimin, largimin dhe vetëm largimin nga Shqipëria.
Miq, të gjitha këto janë apel, janë kushtrim të përballemi me këtë të keqe të madhe.
Të përballemi me çdo çmim, të përballemi me çdo kusht, të përballemi për dinjitetin tonë, të përballemi për të ardhmen tonë, të përballemi për vendin tonë, për familjet tona, për fëmijët tanë, për fëmijët e fëmijëve tanë.
Ky është borxhi ynë, kjo është detyra jonë.
Ne do e përmbushim atë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit