I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” me Ilir Babaramon, deputeti demokrat Ervin Salianji iu përgjigj akuzave të Sali Berishës për takimet e tij me demokratët, të cilat ky i fundit i kishte cilësuar si axhendë personale. Salianji theksoi se interesi i tij është vetëm largimi i qeverisë së Edi Ramës dhe nënvizoi nevojën për ristrukturim brenda Partisë Demokratike.
“Kam vetëm axhende publike, axhendat private janë jopublike minimalisht. E vetmja axhendë personale që kam është të largoj qeverinë dhe do bëj çdo përpjekje, pasi Rama e ka kthyer private çështjen me mua duke më burgosur. E vetmja gjë personale që mund të kem, në kuadrin politik, është që Rama të largohet një orë e më parë. Takimi ka qenë publik, me gjithë strukturat e PD në Durrës. Demokratët janë zhgënjyer për shkak të braktisjes, neglizhencës, mos marrjes së mendimit, mosdëgjimit të vendimmarrjeve,” tha Salianji.









