-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lapaj e kaloi natën para Kryeministrisë: Duhet një shkëndijë për popullin

Kryesoret

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj prej mbrëmjes së djeshme ka nisur një protestë para Kryeministrisë. Lapaj thotë se duhet një shkëndije për të ndezur reagimin popullor.

“Duhet një shkëndijë për ta ndezur reagimin popullor. Studentët që Rama i gënjeu dhe mashtroi pak vite më parë do të duhet të reagojnë. Duhet reaguar përballë një pushteti që sa më shumë vjedh aq më shumë forcohet.

Po bëjnë batërdinë në ekonominë e vendit. Si ka mundësi që në cdo vend normal kush vjedh ikën, këta vjedhin dhe bëhen më të fortë. Si ka mundësi, kapet duke vjedhur zv kryeministri i parë kapet duke vjedhur dhe arratiset.

Vjen zv kryeministrja e dytë, del dhe kjo që me një mesazh 53 mln euro në drejtim të paditur dhe Rama ndihet më i fuqishëm. Si ka mundësi, si ndodh kjo? Këta vjedhin dhe forcohen në pushtet, ndërsa njerëzit largohen nga Shqipëria”, tha ndër të tjera Lapaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit