-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Paqja Fiskale, amnisti për paratë e drogës dhe kartelet shqiptare

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me “Paqen Fiskale”, duke e cilësuar atë një amnisti për pastrimin e parave të drogës.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se ky ligj është një mbështetje e drejtpërdrejtë për kartelet e drogës, duke përfshirë ato shqiptare dhe partnerët e tyre në Amerikën Latine.

Sipas tij, ky akt është kundërshtuar me forcë nga SHBA, BE dhe vendet partnere, ndërsa Partia Demokratike ka qenë gjithmonë në vijën e parë të kundërshtimit të kësaj nisme.

“Me paqen Fiskale sanksionohet amnistia për paratë e dregës e krimit jo vetëm për kartelet shqiptare por edhe ortakëve të tyre në Amerikën Latine.
Një ligj të cili qeveria e SHBA, BE dhe vendet partnere e kundërshtuan mënyrën më të prerë para 2 vitesh, Rama e ka votuar në parim në Kuvend. Ky akt është mbështetja publike më e fuqishme për kartelet e drogës. PD dhe deputetët tanë në komisione kanë mbajtur qëndrime të prera kundër kësaj nisme”, tha ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit