Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq foli këtë të martë për zgjidhjen e çështjes së Industriusë së Naftës së Serbisë, e cila është nën saksionet e SHBA-së, për shak të pronësisë së saj ruse.
Presidenti serb tha se mundësia e parë është që amerikanët t’i japin një licencë NIS-it ose t’i heqin sanksionet kundër kompanive ruse, “gjë që është e pamundur”.
SHBA-ja vendosi sanksione kundër NIS-it më 9 tetor, pasi Rusia zotëron shumicën e aksioneve të saj.
Siç tha Vuçiç, Serbia nuk do ta shtetëzojë NIS-in, në rast se ndërhyrja shtetërore është opsioni i fundit për operacionet e mëtejshme të kompanisë – ajo do të paguajë për pjesën ruse.
“Miqtë e mi nga e gjithë bota më kanë thënë se e kam vënë Serbinë në një pozicion të vështirë, sepse nuk i kemi vendosur sanksione Rusisë. Ata e kuptojnë se kemi probleme të ndryshme, por se në fund duhet t’i përmbushim plotësisht kërkesat. Jam i sigurt se rusët e kuptojnë gjithçka shumë mirë dhe se nëse sanksionet nuk hiqen, do të duhet ta shesin kompaninë”, u shpreh Vuçiq









