-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ina Zhupa: Paga e 13-të për mësuesit, hap për rritjen e motivimit dhe cilësisë së arsimit

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka paraqitur një amendament për projektbuxhetin e vitit 2026, që synon vendosjen e pagës së 13-të për mësuesit e arsimit parauniversitar.

Ky propozim kërkon krijimin e një fondi prej 2.54 miliard lekësh dhe ka si qëllim përmirësimin e kushteve ekonomike të mësuesve, rritjen e motivimit dhe uljen e largimeve nga profesioni.

Postimi i plotë:

Amendament i buxhetit me qëllim përfshirjen e pagës së 13-të si shpërblim vjetor i detyrueshëm për të gjithë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar publik.

Ky amendament synon: • Rritjen e motivimit profesional të mësuesve përmes një skeme të qartë shpërblimi.

• Vlerësimin e rolit të mësuesve në formimin e brezit të ri, në përputhje me standardet e vendeve europiane.

• Përmirësimin e kushteve ekonomike të mësuesve, duke ulur presionin financiar dhe nxitur qëndrueshmërinë në profesion.

• Reduktimin e largimeve nga profesioni dhe të deficitit të mësuesve në disa profile.

Në skemën aktuale të pagave për mësuesit, pavarësisht shtesave për kualifikimin dhe vjetërsinë, nuk parashikohet një shpërblim vjetor i standardizuar në formën e pagës së 13-të.

Mësuesit përballen me: • rritje të kostove të jetesës, • barrë të madhe pune jo të paguar (korrigjime, përgatitje mësimore, punë administrative), • veçanërisht mungesë motivimi financiar krahasuar me profesione të tjera të sektorit publik.

Shumë vende europiane parashikojnë forma të shpërblimeve vjetore, bonuse apo paga të 13-ta për punonjësit e sektorit publik, veçanërisht në arsim, si mjet për të ruajtur cilësinë dhe për të motivuar stafin. Ky amendament e afron Shqipërinë me praktikat e vendeve të BE-së.

Paga e 13-të llogaritet mbi pagën bazë vjetore të mësuesit.

Ky amendament përbën një hap të domosdoshëm drejt rritjes së vlerësimit profesional të mësuesve dhe forcimit të cilësisë së sistemit arsimor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit