Polcia e Tiranës njoftoi se ekishte proceduar poenalisht kreun e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriaktik Lapaj, për zaptim të paligjshëm të hapësirës publike para godinës së Kryeministrisë, i cili po proteston me mbështetësit e tij.
Pas marrjes së njoftimit të policisë si i proceduar penalisht, ka reagur menjëherë Lapaj duke thënë se nuk do të tërhiqet nga misioni që ka nisur dhe nuk ka forcë që mund ta ndalë.
Reagimi i Lapajt
Më paskan proceduar penalisht! Ju pres çdo ditë në orën 17:00 para kryeministrisë. Më paskan dekoruar me një procedim penal sepse paskam bllokuar qarkullimin në Tiranë dhe lëvizjen e lirshme të njerëzve. Dhe e ka bërë këtë ai segmenti i Policisë që mbështet narkotrafikun dhe Edi Ramën.
Dhe më tej ai nuk e kursen ironinë për mazhorancën dhe Policinë.
Vodhën 53 milionë euro te Tuneli i Llogarasë, por qenka problem që unë protestoj dhe më ndjekin penalisht. Por protestat nuk do ndalojnë, kam protestuar me qindra e mijëra herë dhe do vijoj të protestoj.









