Prej orës 10 ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Dy pikat kryesore janë buxheti dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit. PD kërkon që të shtyhet procesi për votimin pasi ka shkelje me firmat për kandidatët, pasi sipas Sali Berishës një deputet nuk mund të japë pëlqimin për më shumë se një kandidat.
“E kemi bërë të ditur me shkrim qëndrimin tonë mbi këtë proces. Jeni njoftuar për tërheqjen e të gjitha firmave për të gjitha kandidaturat që kanë paraqitur për të garuar për pozicionin e avokatit të popullit.
Është edhe lepuri i Surrelit, që po çon deri në fund skenarin e kësaj maxhorance të paralajmëruar javë më parë se Avokatin e Popullit do e merrte PS, e kanë thënë socialistët. Qëndrimi ynë është i prerë, asnjë nga 26 kandidaturat nuk i ka firmat e deputetëve të PD. PD nuk merr pjesë
në këtë farsë sa kohë nuk tërhiqni emrin e Endri Shabanit. Kandidaturat tona janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni” tha Belind Këlliçi.









