Drejtuesi i NATO-s, Mark Rutte kishte një paralajmërim të fortë duke u bërë thirrje aleatëve që të forcojnë mbrojtjen duke rritur shpenzimet dhe prodhimin, pasi caku i radhës i Rusisë është NATO-ja.
“Jam këtu sot t’ju tregoj se ku qëndron NATO dhe çfarë duhet të bëjmë për ta ndaluar një luftë para se të nisë. Dhe për ta bërë këtë, ne duhet të jemi shumë të qartë për kërcënimin: ne jemi objektivi i radhës i Rusisë dhe jemi tashmë në rrezik” tha ai.
“Shumica nuk e ndiejnë urgjencën. Dhe shumë besojnë se koha është në anën tonë. Nuk është. Koha për veprim është tani. Shpenzimet dhe prodhimi në mbrojtje i aleatëve duhet të rriten me shpejtësi. Forcat tona të armatosura duhet të kenë atë që u nevojitet për të na mbajtur të sigurt”, është shprehur Rutte.









