Policia e Tiranës ka arrestuar katër shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. J. P., 33 vjeç, u kap për veprat “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”.
A. K., 36 vjeç, u arrestua pasi ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Përndjekje”. A. H., 42 vjeç, i dënuar me 3 muaj burg për “Vjedhje”, dhe G. H., 41 vjeç, i dënuar me 5 vjet burg për “Ndihmën për kalim të paligjshëm të kufijve”, u kapën gjithashtu dhe u vuën në pranga.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/5pyetjet.al









