-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merz: Nostalgjia nuk do të na ndihmojë, po rrezikojmë si kontinent

Kryesoret

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka dhënë një mesazh të fortë për situatën globale dhe sfidat me të cilat po përballet Evropa, duke theksuar se bota ndodhet në një fazë ndryshimesh të thella.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e Unionit Kristian Social (CSU) në Mynih, Merz vuri në dukje se këto zhvillime nuk janë thjesht luhatje të zakonshme në marrëdhëniet ndërkombëtare, por ndryshime strukturore që do të kuptohen plotësisht vetëm pas shumë vitesh.

Ai deklaroi se epoka e ashtuquajtur “Pax Americana” ka marrë fund, duke shtuar se SHBA-të po mbrojnë interesat e tyre me forcë, çka, sipas tij, e detyron Evropën dhe Gjermaninë të bëjnë të njëjtën gjë.

“Nostalgjia nuk do të na ndihmojë.

Nuk jam i gatshëm të rrezikoj periudhën më të gjatë të paqes që ka njohur kontinenti ynë”, u shpreh Merz.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit