Pas mbledhjes së Kryesisë së PD, ish deputeti demokrat Ervin Salianji në një prononcim për mediat, u shpreh se vendimmarrja e partisë është ende e paqartë.
Prononcimi plotë
“Organizimi i protestave dhe revoltës ndaj qeverisë për shkak të skandalit Rama-Balluku, isha i gëzuar që vendimmarrja për protestën e datës 22 shkoi aty ku e kam kërkuar prej kohësh, për të pasur protesta dhe revoltë. Më vjen mirë që në 4 orë pati protestë ndaj demokratëve të pakënaqur dhe gjysmë ore ndaj Ballukut”, tha Salianji.
Pyetje: Mbledhje kundër jush?
Salianji: Jo kishte mendime të ndryshme, do ecim pra, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrificë dhe përplasje, çdo akuzë dhe çdo idiotësi do i përgjigjemi me fakte konkrete.
Mbledhja u zhvillua mes debateve të forta dhe toneve të larta, kryesisht mes Flamur Nokës dhe Ervin Salianjit.









