Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Fushë Krujës gjatë natës. Mësohet se një automjet ka përplasur një 18-vjeçar.
Sipas informacioneve 18-vjeçarit i është fikur automjeti në mes të rrugës dhe ka qenë duke tentuar ta ndizte.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.









