Lideri demokrat Sali Berisha përmes një postimi në facebook ka reagur lidhur me incidentin e ditës së djeshme para kryeministrisë, ku policia ka ka larguar me forcë kryetarin e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adrikatik Lapaj, sipas kryedemokratit dhuna e ushtruar dje është akt i turpshëm i qeverisë Ramaduro.
Postimi i Berishës
Stop terrorit ndaj protestuesve paqësor kundër vjedhjeve të Ramës dhe Lubisë. Dënoj me forcën më të madhe dhunën e narko-policisë me urdhër të Ramaduros kundër kryetarit të Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj dhe protestuesve të tjerë.









