-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Paqja kërkon të dëgjohen viktimat dhe të përballemi me padrejtësinë

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar në qytetin italian të Anagni me Çmimin Bonifacio VIII nga Akademia Bonifaciana, për angazhimin e saj në paqe dhe bashkëpunim ndërkulturor dhe ndërfetar.

Gjatë ceremonisë, Osmani përmendi lidhjet e ngushta të Kosovës me Selinë e Shenjtë dhe theksoi vlerat e rëndësishme që lidhin popullin kosovar me figurat historike dhe shpirtërore të Evropës.

“Prandaj sot dëshiroj të kujtoj lidhjen e thellë mes presidentit tonë historik, babait themelues të shtetit, Dr. Ibrahim Rugova, dhe Selisë së Shenjtë, si edhe me Italinë. Presidenti Rugova e konsideronte Papën Gjon Palin II si një mik të vërtetë të Kosovës, një udhëheqës vizionar që e kuptoi vuajtjen tonë dhe zgjodhi të fliste atëherë kur kishte më së shumti rëndësi. Ai na mësoi se rezistenca pa urrejtje nuk është dobësi, por forcë e rrënjosur në vetë qytetërimin.”

Ajo gjithashtu nënvizoi se Kosova ka nxjerrë mësimin jetik se “paqja kërkon që viktimat të dëgjohen dhe padrejtësia të përballet, jo të injorohet”. Në fund, presidentja Osmani i dedikoi çmimin popullit të Kosovës dhe miqësisë së fortë mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë:

“Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqësinë mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë, si edhe miqësinë mes Kosovës dhe Italisë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit