-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A fshihet diçka tjetër në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?

Kryesoret

Përkeqësimi i perceptuar i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk lidhet vetëm me çështjen e Listës Serbe dhe raportet me Serbinë, vlerëson për Radion Evropa e Lirë analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri.

Politikologu serb, Ognjen Gogiq, beson gjithashtu se “veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara” të autoriteteve të Kosovës janë arsyeja kryesore e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së dhe shton se diplomatët amerikanë kanë paralajmëruar disa herë se Kosova, për shkak të këtyre veprimeve, po rrezikon bashkëpunimin e ndërsjellë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar më 11 dhjetor se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të mira dhe se mospajtimet lidhen kryesisht me Serbinë dhe strukturat e saj, e kurrë me çështje dypalëshe.

Ai ka shtuar se ka pasur raste kur Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se qëndrimi i tij ndaj Serbisë ka qenë tepër rigoroz.

Qeveria e tij, qysh në vitin e kaluar, ka nisur mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, me arsyetimin se ato kanë qenë paralele dhe të paligjshme.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e komunitetit serb, por edhe kritika të ashpra nga vendet perëndimore, për shkak se, siç është thënë, nuk është ofruar një zgjidhje alternative për sigurimin e shërbimeve për qytetarët.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë për t’i komentuar pretendimet e Kurtit, por nuk ka marrë përgjigje.

Muhaxhiri vlerëson se është naive të besohet që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat “i tejkalojnë klasifikimet tipike politike, për shkak të ndikimit jetik që SHBA-ja ka pasur në të kaluarën e afërt të Kosovës”, mund të reduktohen në “një shpjegim të thjeshtuar ditor politik për një situatë praktikisht joekzistente”./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit