Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për çështjen e njohur si dosja “Partizani”.
Berisha është në hetim për përfshirje në këtë dosje së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Dosja “Partizani” ka të bëjë me dyshime për shkelje të ligjit lidhur me privatizimin e disa pasurive të lidhura me klubin e futbollit Partizani, ndërkohë që Berisha dhe Malltezi janë nën hetim për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.









