-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Durrës/ Dy kolumbiane dhe 6 shqiptarë arrestohen për prostitucion

Kryesoret

Në Durrës, janë arrestuar dy gra kolumbiane, J. C. (23 vjeçe) dhe M. A. (25 vjeçe), të cilat dyshohet se kishin shfrytëzuar një apartament në zonën e Vollgës për prostitucion.

Vajzat, të cilat kishin ardhur nga Kolumbia, kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 1 për të ushtruar këtë aktivitet të paligjshëm.

Gjatë operacionit, janë proceduar edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në këtë rrjet prostitucioni. Ata janë nga Durrësi, Shijaku dhe Kavaja, dhe janë akuzuar për përfshirje në prostitucion.

Përveç dy kolumbianëve, gjatë kontrollit u sekuestruan dy pasaporta të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, si dhe 10 formularë dërgesash monetare me vlerë totale 15,093 euro, të cilat dyshohet se janë transferuar për në Kolumbi përmes një sistemi të dërgesave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit