Kodi zgjedhor dhe ndikimi i tij mbi përfaqësimin politik ka nxitur kritika të forta nga opozita. Aulon Kalaja, anëtar i Këshillit të PD-së dhe i ftuar në emisionin 5Pyetjet, ka denoncuar kodin zgjedhor si të padrejtë, duke theksuar se qytetarët nuk janë pyetur dhe se ndryshimet kanë reduktuar përfaqësimin e disa bashkive.
Ai ka komentuar gjithashtu mbi ndikimet e jashtme dhe rolin e figurave si George Soros dhe Donald Trump, duke theksuar nevojën për reflektim mbi orientimin politik dhe drejtësinë e procesit zgjedhor.
“Kodi zgjedhor është i padrejtë dhe duhet ta hedhësh në koshin e plehrave. Neve nuk na janë pyetur, për shembull Bashkia e Krujës nga 100 mijë banorë nuk ka asnjë deputet nga PS dhe PD. Dikur kishte dy nga PS dhe dy nga PD. Ju, zoti Lapaj, bashkë me Avokatin e Popullit morët 66 mijë vota dhe keni një deputet. Kodi zgjedhor e ka vetëm nga partia politike dhe nëse nuk ke partinë politike nuk mund t’i shohësh votat tuaja. Një nga dramat e PD-së është se unë jam një nga ata që kam kundërshtuar George Sorosin dhe në fund të zgjedhësh një që del nga ai, mua më duket shumë fyese. Rama është në të drejtën e vet pasi votoi kandidatin e opozitës, Endri Shabanin. Për mua ky është armik i popullit, jo avokat. Për një firmë njerëzit varet e burgosen, kurse këta me një firmë pesin në telefon. Thuhet se një burrë dhe një grua kanë mbledhur firmat. Në këtë moment ne duhet të ndajmë mendjen: a jemi me Trumpin apo me Sorosin,” shprehej Kalaja.









