Kryetari i PD-së, Sali Berisha zbardhi sot prapaskena të tjera që sipas tij kanë ndodhur në orët vendimtare që u votua Endri Shabani Avokat i Popullit.
“PD nuk ka njohur zgjedhjet. Ka arritur për herë të dytë në historinë e pluralizmit damkosjen ndërkombëtare të tyre me qindra fakte. Shumë shpejt do të paraqesim në publik botimin tonë me 1500 faqe për dhunën, grabitjen, farsën zgjedhore.
Firmat për Shabanin ishte për të qenë në listë por kurrë Avokat Populli. Ishte një gabim, kemi kërkuar ndjesë dhe firmat u tërhoqën. Ky person (Balla) kaq i pa karakter deri në darkën e ditës para votimit përfaqësuesit tonë i ka thënë “se unë nuk jam për Endri Shabanin por këtë e vendos Rama”.
Kaq e vërtetë është kjo, aq sa se cfarë ka biseduar ky me ambasadorin e BE-së, por ambasadori i BE-së ka komunikuar me Ramën dhe Rama e ka kundërshtuar në mënyrë të prerë dhe i ka komunikuar se Avokati i tij do të jetë Endri Shabanin” tha ai.









