-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Shabani ditën paraqitej si opozitë, natën flirtonte me Ramën

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka një rëndësi të veçantë, pasi sipas tij shënon një kthesë historike në qëndrimin dhe veprimin e opozitës përballë asaj që ai e cilëson si “narkoregjimi”.

Fjala e Berishës

Kjo mbledhje grupi është e një rëndësie shumë të veçantë pasi kjo mbledhje shënon do të thosha kthesën historike që duhet të marrë grupi parlamentar i PD në përballje me narkoregjimin.

Zhvillimet e ditëve të fundit faktojnë në mënyrë përfundimtare se është vetëmashtrim të mendosh se në një bashkëpunim minimal mund të realizohen qëllime që i shërbejnë shoqërisë shqiptare.

Çfarë ndodhi?! Edi Rama faktoi dhe provoi zero tolerancën e tij ndaj balancës dhe kontrollit të pushteteve. Edi Rama faktoi dhe provoi se ai është i aftë të përmbysë gjithçka qoftë edhe për një përqindje minimale pushteti që duhet të ndante sic është rasti i Avokatit të Popullit. Rama e mbajti peng dhe më pas e grabiti duke emëruar njeriun e tij. Emëroi një kryetar partie që ditën paraqitej si opozitë dhe natën flirtonte me të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit