Sërish kanë vijuar përplasjet te Kryeministria mes Adriatik Lapaj dhe mbështetësve të tij me policinë.
Herë pas here dëgjohen thirrje në videon nga protesta, teksa iu drejtohen policëve “Çfarë po bëni? A jeni normal?” Ndërkohë vete kreu i Shqipëria Bëhet, dëgjohet teksa thotë se forcat e rendit duan largimin e tij dhe të mbështetësve nga sheshi, duke iu mohuar e drejta e protestimit.
Gjithashtu në video, Lapaj dëgjohet të akuzojë policinë se i kanë thyer këmbën një protestuesi dhe më pas u kërkua edhe ndërhyrja e ambulancës.
Gardhi metalik u vendos pasi një tjetër protestë, ajo e Foltores, do zhvillohet në orën 18:00 nga Partia Demokratik dhe Sali Berisha, në sheshin para Kryeministrisë
Lapaj dhe protestuesit aty kanë kundërshtuar vendosjen e gardhit duke u shtyrë me policinë.









