Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh këtë të hënë në Kryesinë e Kuvendit, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i PS-së.
Takimi nisi në orën 10:00 dhe është i fundit për këtë sesion parlamentar, pasi pritet që të enjten, më 18 Dhjetor, të mbahet seanca e fundit në Kuvend.
Në fund të mbledhjes, pritet të bëhen publike porositë dhe kërkesat që kryeministri Rama ka për deputetët socialistë.
Po ashtu, në mbledhje mori pjesë edhe zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Kjo është hera e parë që Balluku merr pjesë në një mbledhje të Grupit të PS-së pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin e saj nga funksionet publike dhe vendimit të Kushtetueses për rikthimin e saj në detyrë.









