-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Korrupsioni është taksa që varfëron qytetarët dhe bizneset, Shqipëria ka nevojë për ndryshim

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj raportit të Barometrit të Ballkanit Perëndimor 2025, duke e cilësuar situatën e korrupsionit në Shqipëri si alarmante.

Ajo theksoi se mbi 50% e bizneseve në vend janë të detyruara të paguajnë ryshfet për të kryer procedura administrative, duke akuzuar qeverinë për një sistem të ngritur dhe të institucionalizuar korrupsioni që dëmton funksionimin e shtetit dhe ekonomisë.

“Në Shqipëri, korrupsioni është kthyer në një ‘taksa’ të institucionalizuar që e mbështet pushtetin dhe i varfëron qytetarët dhe bizneset. Mbi 50% e bizneseve deklarojnë se paguajnë për të përfunduar një procedurë, që sot është bërë praktikë e përditshme në administratën shqiptare,” tha Tabaku, duke theksuar se korrupsioni është përhapur në të gjitha nivelet, nga shërbimet e pretenduara online, tek tenderët, koncesionet dhe doganat.

“Ajo që ndodh sot është se bizneset nuk ndëshkohen nga tregu, por nga një sistem korrupsioni që e kontrollon të gjithë procesin, dhe që favorizon një pakicë të ngushtë. Po ndodhin largime masive të të rinjve, rritje të çmimeve dhe shtim të barrës fiskale. Kjo është pasoja direkte e korrupsionit që është bërë pjesë integrale e jetës institucionale në Shqipëri,” vijoi Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit