-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dokumenti- “Ka rënë dakord”-Ku del emri i Ramës në dosjen e Ballukut

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në konferencën e sotme me mediat zbuloi një detaj nga dosja e Belinda Ballukut. Ai nxori dokumentet e dosjes ku në një episod përmendet edhe kryeministri Edi Rama. Por cfarë flitet për Ramën në dosje?

‘Tani unë kam sjellë provat, kam sjellë dokumentin, në të cilin faktohet se jo vetëm në tunelin e Llogarasë, por edhe në tendera të tjerë, autori i vërtetë është Rama’, u shpreh Berisha.

Më poshtë Berisha lexon përgjimet nga dosja;

Në orën 18.02, Evis Berberi: Kuptova, i thotë.

Në orën 18:05, Balluku: Ke një supervizion mirëmbajtje.

Në orën 18:04, Evis Berberi: Po, më thuaj.

Në orën 18:07, Balluku ka dërguar një fotografi si ajo nga sistemi elektronik i prokurimeve, në të cilat janë listuar procedurat e publikuara nga autoriteti rrugor shqiptar me datën 17.03.2002, konkretisht loti 4.

Kontrata D, supervizion punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit jugor.

Loti 3, kontrata C, supervizion punimesh, mirëmbajtje me performancë akset kryesore të rajonit qendror dhe juglindor.

Loti 2, kontrata B, supervizion punimesh, mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit qendror dhe verilindor.

Loti 1, kontrata A, supervizion punimesh, mirëmbajtje me performancë të akseve kryesore të rajonit verior.

Pasi dërgon këtë fotografi, në orën 18:08 deri 18:09, Balluku thotë: për këtë flet ky se ka rënë dakord me Ramën.

Urdhëroni!

Ka rënë dakord me Ramën.

E dyta, pse ia ke bërë për tre vite, se është çmenduri, merru me këto se do të më çmendësh.

Sqaroji atij kurve që nuk do të hapë procese të reja se nuk lejojnë financat.

Në orën 18:09, Evis Berberi: Ok.

Në orën 18:09, Balluku: Çfarë janë këto supervizione që paske hapur ti?

Në orën 18:10, Evis Berberi: Janë për tre vite, janë të mirëmbajtjes.

Në orën 18:10, Balluku: Kanë mirëmbajtjet supervizion? I ke hapur ti? Epo një do ta marrë super k…. Shikoni çfarë gjuhe, nuk mund ta shqiptoj. Çfarë llumi në zyrat e qeverisë.

Se ia ka premtuar R…

Ia ka premtuar Rama.

Në orën 18:11, Evis Berberi: PO, BB i kishte një të madhe, unë ndava që të akomodonim sa më shumë.

Balluku: Nuk më pëlqen fare që unë nuk di çfarë bën ti.

E dëgjoni tani, drejtori direkt me Ramën komunikimin.

Nuk di ministrja, që nuk duhet të dijë as ministrja, as kryeministri.

Nuk kanë pse të dinë.

Duhet të dijë ligji.

Unë nuk di fare se çfarë bën ti.

Në orën 18:11, Evis Berberi: Po kë të dojë, e ka fjalën për Ramën.

Në orën 18:18, Balluku: Jo kë të dojë.

Pra, këto janë vetëm maja e ajsbergut e mesazheve që Edi Rama ka dërguar vetë direkt për të ndarë paratë me kompanitë.

Këto janë të gjitha në Unazën e Madhe.

Tuneli u nda, 97 milionë.

Tani janë të Unazës këto. Të freskëta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit