Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Bloomberg, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, si dhe ka shprehur optimizëm për tejkalimin e krizës politike në vend.
“Prania e trupave amerikane në Kosovë është pengesa dhe parandalimi më i madh ndaj çdo përshkallëzimi në rajon. Pavarësisht bllokimit politik që ka ngadalësuar zhvillimin ekonomik, jam shumë optimiste se përmes zgjedhjeve të parakohshme dhe një qasjeje më konstruktive do të krijohen institucione funksionale për të ecur përpara me projekte të mëdha me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Osmani.









