Deputeti demokrat Gazment Bardhi, përmes një postimi në facebook, ka deklaruar se provat që ka sjell SPAK në Kuvend për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut me qëllim arrestimin e saj, sipas tij tregojnë se Rama nuk ka hallin e zv.kryeministres por të vetes dhe pazareve të tij.
Postimi i Bardhit
Dosja e sjell nga SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, provon në mënyrë të plotë, se Edi Rama nuk po mbroka Belinda Ballukun, por veten e tij! Në fakt e kemi thënë që ditën e para, por ardhja e dosjes me të dhëna shtesë në Kuvend e dokumenton këtë me prova. Çfarë turpi, Kryeministër që merret me ndarjen e tenderave.









