Gjykata e Apelit sot vendosi të lërë në fuqi ndalimin e daljes jashtë vendit për Belinda Ballukun dhe pezulloi shqyrtimin e masës së pezullimit nga detyra që e ka në dorë Gjykata Kushtetuese.
Avokati Ardian Kalia, që mbron interesat e Ballukut tha se në seancë pati debat. Theksoi se nesër do të jetë në seancën për heqjen e imunitetit.
Shkurtimisht, gjykata miratoi vendimin e shkallës së parë për sigurimin personal dhe pezullimin për masën ndaluese derisa të vendosë Kushtetuese. Në seancë u debatua. Nesër do të jem në Këshillin e Mandateve.









