Kreu i Grupit Parlementar të PD-së Gazment Bardhi deklaroi se do të kërkojmë mbledhjen e Kuvendit në një sesion të jashtëzakonshëm për heqjen e lirisë për të pandehurën Belinda Balluku.
Deklarata e plotë e Bardhit
Ne do marrim pjesë në Këshillin e Mandateve dhe vota jonë është e qartë, pro drejtësisë. E kem thënë dhe dje nuk do ketë asnjë mundësi në atë kuvend që ta mbyllë korrupsionin e Ballukut në kasafortë.
Ku e ka urdhrin e prokurorit për Ballukun. Nuk ka urdhër të tillë sipas kushtetutës. E dini pse, sepse urdhri nuk ndalon që të njihet me materialet. Urdhri ndalon Ballukun që të njihet me materialet në Kuvend. Balluku ka marrë kopje të provave sepse kërkon të intimidojë dëshmitarët. Ndërkohë që deputetët që do shqyrtojnë rastin nuk lejohen të njihen me dokumentet. Ky proces ka nisur me shkelje të rëndë nga ana e kryetarit të Kuvendit. Nuk ka sekret as në aktet e Prokurorisë. Sekret i ka shpallur Peleshi dhe Rama sepse Rama është autori.









