Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në qytetin e Kavajës për të marrë pjesë në aksionin politik të opozitës.
Gjatë vizitës së tij, Berisha ka nisur tubimin me strukturat e PD-së, duke intensifikuar aktivitetet e opozitës në këtë qytet. Tubimi pritet të përçojë mesazhe politike dhe kërkesa për ndryshime në qeverisje.









