Kreu i Grupit Palamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reagur pas betimit në Kuvend të Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit. Gazment Bardhi, puthjen që u çoi Shabani deputetëve demokrat e cilësoi një gjest karagjoz dhe provokativ.
Reagimi i Bardhit
Grupi i këshilltarëve të PD ka marrë udhëzime dhe është duke përgatitur kërkesën dhe do të depozitohet në GJK. Ju e patë, ne nga sot nuk kemi një avokat populli, por një karagjoz që puth me duar e këmbë deputetet duke provokuar opozitën e vendit. Por Rama është krye karagjozi.









