Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla,pas përfundimit të senacës së plenare, në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit ironizoi deputetët e Partisë Demokratike për tensionet dhe kaosin e shkaktuar sot në Parlament.
Deklarata e Ballës
E sotmja nuk është një lajm i ri, asgjë e re nga fronti i lindjes. Po kujtoja sot plot 8 vite më parë e njëjta pamje në Kuvend, atë ditë zgjidhej Prokurorja e Pergjithshme Arta Marku, sot Avokati i Popullit, një kandidat për avokat i propozuar me format e PD, mes tyre udhëheqës të lartë të asaj që kanë mbetur nga PD. E njëjta situatë sot pas 8 vjetësh, e përsëritur. Shqiptarët e dinë se sa herë protestat nuk kan frymë e pjesëmarrje, duhet t’i vëmë zjarrin parlamentit që të na vënë në protestë. Shqiptarët e dinë se kush jep urdhra për këto imazhe. I pashë që tentuan avokatin e ri të popullit, ta pengojnë që të bënte votimin edhe pse vetë e kanë firmosur dhe propozuar. Meqjithatë, qentë le të lehin, karvani le të ecë përpara. Dua të përgëzoj sot vendimin e BE për të hequr një pjesë të masave ndaj Kosovës, ky është lajm i mirë. Por sa herë Kosova ka festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri.









