Kryeministri Edi Rama pas kthimit nga Brukseli tha se falë Presidentes, Vjosa Osmani për Kosovën u zhbllokuan fondet e BE-së duke u hequr një pjesë e sanksioneve.
“Presidentja e Kosovës ka shkëlqyer dhe me fjalë bindëse dhe si rezultat i një pune këmbëngulëse dhe një pune të mirë që kemi bërë në javët e fundit pa dashur të marr asnjë meritë, ia ka dalë të zhbllokojë të gjitha ato fonde të bllokuara nga BE”.
Rama lutet për Thaçin dhe të tjerët: Shpresoj që në 2026-tën të dalin nga burgu
Për Shqipërinë, Rama tha se foli hapur dhe troç në Bruksel. “Përsa i përket Shqipërisë jemi në kushte të respektuar maksimalisht, të vlerësuar maksimalisht dhe të mirëpritur maksimalisht në Bruksel ku qëndrimi im ka qenë ai që dini, troç, drejtë dhe pa dorashka. Ne detyrat e shtëpisë i bëjmë dhe fjalën tonë e themi hapur, si të barabartë mes të barabartëve dhe kjo na e ka rritur vlerën në këto tryeza” tha ai.









