-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e PD: Bashkë do të sjellim ndryshimin

Kryesoret

Drejtuesi politik i PD në Tiranë, Belind Këlliçi, zhvilloi takime me banorët e Njësisë nr. 9, ku i ftoi ata të bashkohen në protestën kombëtare të Partisë Demokratike, që do të zhvillohet të hënën, më 22 dhjetor, në orën 18:00, para Kryeministrisë.

Këlliçi theksoi se qytetarët po e ndiejnë rëndimin e keq-qeverisjes në ekonomitë e tyre dhe shprehu besimin se regjimi aktual po bie, për shkak të “krimeve të tij” dhe se koha për ndryshim ka ardhur.

“Qytetarët në rrugën Fortuzi, në rrugën Mine Peza, në zonën e ish Stacionit të Trenit, etj., sigurisht që e ndjejnë peshën e keq-qeverisjes së tejzgjatur, në ekonomitë e tyre familjare por ndjejnë edhe shpresën, se një regjim i tillë neodiktatorial po bie nën peshën e krimeve të veta.

Së bashku para kryeministrisë më 22 Dhjetor”, shkruan në mesazhin e tij në rrjetin social facebook, Belind Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit