-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis mbledhja për heqjen e imunitetit, Balluku refuzon të përballet, çon avokatin

Kryesoret

Prej orës 10:30 ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, që kërkoi heqjen e imunitetit për zv/kryeministren dhe deputeten im. Zv/ kryeministrja nuk është paraqitur pasi ndodhet në mbledhjen e qeverisë.

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetin ndodhet kryeprokurori i ri i SPAK Klodian Braho dhe dy prokurorët e Strukturës së Posaçme, Dorina Bejko dhe Dritan Prençi.

Balluku po përfaqësohet me avokatin Ardian Kalia. Mbledhja ka nisur me prezantimin e relacionit të SPAK-ut nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Anëtarët e këshillit do të diskutojnë kërkesën pa pasur në dispozicion të gjitha provat e Prokurorisë së Posaçme, pasi materialet konsiderohen sekret hetimor.

Debati është përqendruar te një USB që përmban dokumentacionin e SPAK, e cila është depozituar në kasafortën e protokollit të Kuvendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit