-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njohja e Kosovës nga Bahamasi, Kurti: Viti 2025, viti i njohjeve të reja

Kryesoret

Kosova ka arritur një tjetër sukses diplomatik, pasi Bahamas ka njohur pavarësinë e saj, duke u bërë shteti i 121-të që e njeh Republikën e Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përshëndetur këtë zhvillim, duke theksuar se viti 2025 do të jetë një vit i njohjeve të reja ndërkombëtare për Kosovën.

Postimi i plotë i Kurtit

Viti 2024 ishte viti i pasaportës sonë. Viti 2025 është viti i njohjeve të reja, pas një kohe të gjatë. Bahamas bëhet shteti i katërt sivjet dhe i 121-ti që e njeh Republikën tonë si shtet të pavarur dhe sovran.

Urime të gjithë qytetarëve dhe një mirënjohje e veçantë për presidenten tonë, Vjosa Osmani, zyrtarët shtetërorë dhe partnerët tanë për një tjetër arritje në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar.

Kosovës po i shtohen miqësitë e reja dhe, bashkë me to, edhe mundësitë e bashkëpunimit. Mezi presim që njohjen e ndërsjellë ta kthejmë në partneritet të sinqertë me shtetin dhe popullin e Bahamas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit