Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka kërkuar që përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës me Rusinë të rifillojnë dhe ka theksuar se situata në vijën e frontit është e favorshme për Ukrainën.
Ai njoftoi gjithashtu se pret propozime të reja nga SHBA-ja për mënyrën e zhvillimit të takimeve diplomatike.
“Tani për tani duhet bërë gjithçka për të intensifikuar diplomacinë. Gjithashtu pres një përgjigje nga pala amerikane në lidhje me formatet e mundshme dhe orarin e takimeve,” tha Zelenskyy pas një takimi virtual me udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.









