Policia e Kukësit ka arrestuar 40 vjeaçarin nga fshati Mamëz, ky i fundit akuzohet për dhunë ndaj familjes dhe ngacmim seksual ndaj vajzave të tij të mitura.
40 vjeçari i arrestuar me iniciale Q.D. Gjykata e Kukësit ka caktuar dënimin me 5 vite e 8 muaj burgim.
Mësohet se 40-vjeçarit i kanë mbetur për vuajtje 3 vite, 6 muaj e 3 ditë burgim, për veprat penale: “Dhuna në familje“, “Ngacmimi seksual“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit“.
“Në prill të vitit 2024, ky shtetas u arrestua pasi bashkëshortja e tij kishte bërë kallëzim për dhunë në familje, si dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e tij të mitura”, informuan blutë.
Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan: 14 kapsolla denator, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 granatë ofensive dhe 5 krëhera automatiku.









