-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Maskat ranë! Rama po mbron Ballukun, të hënën japim sinjalin e parë

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi zv/kryeministren Belinda Balluku se është pronare e 300 apartamenteve, dy jahteve dhe shumash të mëdha parash. Sipas tij, këto detaje kanë dalë nga dosja ndaj Ballukut.

“Këtë javë, nga dosja e Lubi Ballukut, qytetarët shqiptarë mësuan se ministrja dhe zëvendëskryeministrja, që ndër të tjera kishte qenë nga babysitter në një punonjëse në bashkinë e Tiranës, është pronare e 300 apartamenteve, e dy jahteve dhe shumave përrallore, akoma të pagjetura në kontot e saj.

Një ministër shqiptar, apo zëvendëskryeministër, që siguron 300 apartamente me ryshfet dhe korrupsion, që blen dy jahte dhe kushedi sa çfarë pasurish të tjera, dëshmon se korrupsioni në Shqipëri, korrupsioni i Edi Ramës dhe enturazhit të tij, është i përmasave të diktaturave afrikane të 30 viteve më parë”, tha Berisha.

Gjatë një bashkëbisedimi online, ai u pyet edhe për protestën e 22 dhjetorit. Berisha tha se qytetarët do t’i japin ultimatum kryeministrit Edi Rama. “Nga protesta e të hënës qytetarët shprehin revoltën e tyre dhe japin ultimatum Edi Ramës. Edi Rama duhet të largohet. Dorëheqja e Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të gjejë paqen që meriton”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit