-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Ç’ndodh me PD-në pas ditës suaj? Berisha: Kushti për liderin e ri

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u pyet sot nga qytetarët se kush do të jetë lideri i PD-së pas tij. Ish-kryeministri tha se nuk e vendos ai dhe se të njëjtën gjë nuk e bëri as me Bashën.

Kurrë nuk kam menduar apo të mendoj të përgatis liderin pasardhës, ajo është detyrë e qytetarëve. Kam borxh t’u shërbej qytetarëve derisa të më besojnë. Përsa i përket pasardhësit, shumë mendojnë se ai që ishte, ishte zgjedhja ime.

Unë ju garantoj që jo. Ishte garë. Do të doja ta bëja, sigurisht që cdo njeri do të donte, por unë kam një vetëdije. Nuk mendoj se e bëj dhe e kufizoj veten të marr një vendim të tillë. Po ju rrëfej një të fshehtë timen.

Basha bëri gjithçka kundër meje, kam thënë gjithçka me të, por nuk i kam thënë asnjëherë vetes se gabova me atë, sepse nuk e kam zgjedhur unë. Jo” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit