Ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka paralajmëruar se personat që duan të futen në SHBA, të kryejnë një process të ligjshëm emigracioni dhe jo me anë të mashtrimeve për martesë.
Postimi i plotë
Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze. Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur.









