Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka një tjetër skenar për atë sipas tij ka ndodhur në kantinën e verës së Ergys Agasit që u zhduk në mënyrë të befasishme edhe pse SPAK deklaroi se e sekuestroi pak ditë më parë.
“Vjedhje e bujshme shtetërore! Zhduken, vidhen nga vinoteka e Gys Agasit shishet e verës 70 vjeçare, madje edhe të vitit 1920 që kushtonin 4 milionë euro apo 33-40 mijë euro. Vinoteka u zbulua nga kontrolli i befasishëm BKH-së në Vilën e Agasit. Thuhet se Agasi kishte vendosur aty pllakën “Vinoteka e Edit”! Nga kontrolli i BKH-së shishet të gjitha rezultonin të futura kontrabandë pa pullat fiskale. Meqenëse ata ishin mall kontrabandë u ngarkua dogana dhe tatimet e Tiranës t’i merrnin në roje ato si ç’veprohet në rastset e mallrave kontrabandë. Por sipas qytetarit dixhital nën kujdesin e drejtorit të doganës së Tiranës, drejtorit të përgjithshëm të policisë Proda një komando e përbërë nga Elvis Doçi, Suel Çela dhe dy persona të tjerë të gjitha shishet e verës u ngarkuan në pesë kamionë të cilët sipas kamerave u transportuan drejt Linxës.
Ndërkohë në kantinë u vendosën 1200 shishe vere me etiketë jo Romanee Conti, por tjetër dhe që të gjitha me pulla fiskale. Pra kemi të bëjmë me një vjedhje të mirëfilltë shtetërore. Kështu pronari i vërtetë Edi Rama duket se mori mallin e vetë të futur kontrabandë prej 4 milionë euro. Kurse Gysi shpëtoi nga vepra penale e kontrabandës së mallrave të akcizës. Ky është narkoshteti apo shteti kriminel në çdo veprim, në çdo lëvizje në çdo segment” thotë Berisha.









