-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Me armë në makinë, arrestohet 35 vjeçarja mirditore

Kryesoret

Policia e Mirditës ka arrestuar një 35-vjeçare, e cila u kap duke qarkulluar me automjet e armatosur me armë zjarri pistoletë.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasja Jetmira Biba, 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, Mirditë, e cila akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ajo u ndalua në afërsi të kryqëzimit të kthellës, në drejtim të hyrjes së qytetit të Rrëshenit, pasi shërbimet e Policisë kishin informacione se lëvizte e armatosur.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Golf” që drejtonte, efektivët e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Lëvizte me pistoletë në makinë, arrestohet e reja në Mirditë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit