Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një gurore në Borsh, ku një gur i madh ka rënë dhe ka zënë nën të drejtuesin e skrepit, Adnan Hysi, 43 vjeç, duke e dëmtuar rëndë.
Ai ka pësuar politrauma të shumta, përfshirë dëmtime të gjymtyrëve të poshtme, duke humbur një prej tyre.
Pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, Hysi u transportua me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Gjendja e tij shëndetësore është raportuar të jetë shumë e rëndë.









